Edhe pse vazhdon t’i qëndrojë besnik stilit të tij, duket se Dren Abazi kësaj radhe ka goditur në shenjë me projektin e ri muzikor.
“Lamtumire” është kënga që ka rreth dy javë që është publikuar, e cila menjëherë është renditur në vendin e 5-të në klasifikimin e Top Awards.
E orkesturuar dhe miksuar nga Dren Abazi së bashku me Samer Agolli, “Lamtumirë” është një version i ri i këngës së Muharrem Qenës, një kënga që ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut që në momentin e publikimit.