Diona Fona, një nga artistet e Top Awards, kohët e fundit është shfaqur shumë aktive në muzikë. Së fundmi Diona ka publikuar projektin e saj më të ri, të titulluar “A jena”, që është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”.

“A jena” është pritur mjaft mirë nga publiku që në çastin e parë të publikimit. Një këngë kjo mjaft romantike, por njëkohësisht edhe paksa ritmike. Diona flet për një dashuri që të bën konfuzë dhe i këndon partnerit duke e pyetur se çfarë është realisht kjo lidhja e tyre.

Duhet thënë se ky stil i ka shkuar më së miri Dionës. Para “A jena”, këngëtarja erdhi në një bashkëpunim me Marin, një artist të ri për top Awards me “Pistole”. Ky i fundit e pozicionoi dyshen në vend të 57-të të klasifikimit për këtë javë.

Ndërkohë Diona ka gjithashtu dhe një tjetër projekt, “Sheqer”, në vend të 72-të. Ndërsa “A jena” e pozicionoi atë në vend të 86-të për këtë javë.