Deyzoh vjen sërish pas disa muajsh në klasifikimin e “The Top List”. Projekti i tij më i ri mban titullin “Përvëlu” dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e audiencës.
Me muzikë të kompozuar nga Sardi Mneri dhe tekst nga vetë Deyzoh “Përvëlu” është një projekt plot ndjenjë dhe emocion. Një këngë ku melankolia dhe pasioni përzihen fort.
Në tekst dëgjojmë një shpirt që po lufton me mallin, me dhimbjen e ndarjes dhe me dashurinë që vazhdon ta ndjejë pavarësisht gjithçkaje. Klipi është i thjeshtë dhe disi i zymtë, që të lejon të futesh edhe më shumë në atmosferën e vetë këngës.
“Përvëlu” prek shumë vetë, veçanërisht ata që kanë përjetuar ndarjen dhe mallin e një dashurie. Edhe ky projekt, ashtu si “T’kam dasht”, i këndon ndjenjës, por ia arrin të jetë dhe më emocional.