Dejzi Zylaj është një nga emrat më të rinj që i bashkohet kësaj jave klasifikimit të “The Top List”. Një artiste ende e re në skenë e po ashtu në moshë, por që talenti i së cilës bie menjëherë në sy.
”Nuk ke dit” është projekti me të cilin ajo debuton në Top Awards dhe që mori zemrat e audiencës. Një këngë tërheqëse që u shkon për shtat vokalit dhe natyrës së saj. Por le të njihemi pak më shumë me Dejzin…
Dejzi Zylaj është një këngëtare e re shqiptare, e lindur në Shkodër dhe aktualisht banon në Tiranë. Ajo ka shfaqur talentin e saj muzikor që në moshë të vogël, duke u ngjitur për herë të parë në skenë në moshën 6-vjeçare në festivalin “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës” ku dhe ndër vite është vlerësuar me çmime si Çmimi Inva Mula, Çmimi i Parë. Dejzi Zylaj ka spikatur në spektaklin “Gjeniu i Vogel“ dhe “Albania’s Got Talent” ku dhe arriti në finale. Ajo ka marrë pjesë në emisionin “Na ishte muzika” nga kompozitori Gjergj Leka ku dhe ka realizuar covera me të.
Dejzi ka interpretuar dhe fituar çmime deri në çmimin e parë në kompeticione të zhvilluara nga Liceu Artisitik Tiranë (Tirana Talent). Dejzi gjithashtu ka kënduar në kompeticione në Kosovë, Maqedoni, etj ku është vlerësuar me çmime të para. Gjatë kësaj periudhe kohore ka bashkëpunuar me kompozitorë si Alfred Kacçnari, Bojken Lako me të cilin ka bashkëpunuar për 3 vite radhazi në programin “Talent” dhe së fundmi ka prodhuar këngën më të re nga kantautori Kastro Zizo me të cilën u vlerësuar me çmimin e parë në kompeticionin “Urta Fest”. Më së fundmi ka publikuar këngën e saj të parë të punuar nga Lorenc Hasrama, me titull “Nuk ke dit”.