D.M.K apo ndryshe Djali më i Keq, vjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List” me projektin e tij më të ri. “Deklarata Japim” bëhet kënga e tij debutuese në Top Awards.

“Deklarata Japim” nga D.M.K. vjen si një goditje e drejtpërdrejtë dhe pa filtra në skenën hip-hopit. Që në sekondat e para, kënga e bën të qartë se nuk ka ardhur për kompromis, por për të deklaruar qëndrim, identitet dhe realitet.

Teksti i këngës lëviz mes rrugës, përvojës personale dhe një kritike të nënkuptuar ndaj hipokrizisë dhe maskave që shpesh shihen në shoqëri dhe industri. D.M.K. nuk mundohet të zbukurojë realitetin, përkundrazi, ai e shërben ashtu siç e sheh dhe e ka jetuar. Për adhuruesit e rap-it të sinqertë dhe pa kompromis, kjo këngë është padyshim një ndalesë e detyrueshme.