LAJME

Top Media sjell këngën e fundvitit, “Beso” nga West Side Family!

Top Media këtë vit ka zgjedhur të urojë festat me këngën “Beso” të grupit të njohur, West Side Family. “Tradita nuk është adhurimi i hirit, por ruajtja e zjarrit”, ky është mesazhi në fillim të këngës përshëndetëse të fundvitit 2022. Zjarri i besimit në zemrat e shqiptarëve duhet të vijojë...

Ngritja më e madhe e javës në renditjen e Top 10…

Ndërkohë që kreu i listës nuk ka pësuar shumë ndryshime nga java e kaluar, shumë këngë të tjera të listës janë votuar më shumë nga publiku shqiptar, duke u ngjitur sa më lart në klasifikim. Disa prej projekteve muzikore kanë marrë një mbështetje të madhe nga fansat, votat e të...

Kush e ka kryesuar listën në festat e dhjetorit në të shkuarën?!

Jemi në ditët e fundit të këtij viti. Edhe pak na ndan nga viti i ri 2023 dhe vëmendja jonë sigurisht që shkon tek këngët. Ne kemi bërë një rezyme të këngëve që kanë qenë në vend të parë të klasifikimit të “The Top List” që nga fillimi i Top...

Cilat do të jenë këngët më të mira shqiptare të vitit?! I zbulojmë së shpejti…

Programi maratonë ditën e fundit të vitit, rikthehet sërish në Top Albania Radio. Ashtu siç është traditë tanimë, do të njihemi me këngët më të mira të vitit 2022. Dhe ndoshta ajo që ka më shumë rëndësi për ne dhe duke i pasur më afër, janë këngët shqiptare. Viti që...

Besnik Qaka zbulon më shumë për bashkëpunimin me Tunën në “Prej teje se prita”!

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ishte këngëtari i njohur Besnik Qaka, pjesë e grupit NRG Band, ku nëpërmjet një lidhjeje telefonike na tregoi më shumë për projektet e reja dhe për të rikujtuar këngët e tij më të bukura. Sigurisht që nuk mund të lihej...

Aurela Gaçe hyn në Top 5 si ‘New Entry’!

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ka ardhur me një baladë të re që ka arritur të na prekë ‘telat e zemrës’. “Si jetoj” mban titullin projekti i saj i ri që i bashkohet kësaj jave klasifikimit të “The Top List”. Kjo këngë, ashtu siç thotë dhe ajo, e ka sjellë...

Bashkëpunimi i NRG Band dhe Tuna, ja si e kanë komentuar njerëzit!

Bashkëpunimi i kësaj jave që i bashkohet listës është ai i NRG Band dhe Tunës. “Prej teje se prita” erdhi si surprizë për publikun dhe deri tani është pritur mjaft mirë duke u kthyer në një nga këngët më të dëgjuara. Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë...

Sordi Manfred, artisti që i bashkohet së fundmi Top Awards!

Një emër i ri i bashkohet Top Awards. Ai është Sordi Manfred, një artist që jeton jashtë trojeve tona, i cili ka sjellë një projekt mjaft interesant që mban titullin “Drops of Rain”. I inspiruar nga grupet muzikore si Nirvana, REM e The Doors, Sordi Manfred dashurohet pas kitarës dhe...

Alban Skënderaj me dy hite në Top 5!

Alban Skënderaj ka ruajtur gjithmonë një imazh shumë të pëlqyer nga audienca të të gjitha moshave prej vitesh. Ai është një nga artistët më të dashur të publikut për muzikën dhe artin e mirë që ai sjell. Së fundmi ai ka ardhur me dy projekte të reja që u bënë pjesë...