LAJME

Me një karrierë shumë vjeçare në skenë e në muzikë, Shpat Kasapi na bashkohet këtë javë në “The Top List”. Është bashkëpunimi me Ergita Bahja, “M’thirr”, që e sjell për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards. Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë,...

Ardian Bujupi dhe The Ironix kanë gjetur së bashku gjuhën e përbashkët të suksesit. Pas hitit “Yarnana” tani vijnë me një tjetër projekt. “Kosova” mban titullin kënga e tyre e re që ka hyrë këtë javë në “The Top List”. Ky projekt është i dyti brenda një kohe të shkurtër...

Algert Sala ka publikuar projektin e tij më të ri. “Sa më do” mban titullin kënga e radhës që ka hyrë këtë javë në “The Top List”. Në fakt ky projekt vjen i paralajmëruar më herët dhe nuk na gjeti shumë në befasi. Muajin e kaluar, Algerti teksa ishte i...

Kjo javë na duket si një déjà vu e vërtetë. Më saktësisht sikur jemi kthyer pas në kohë në vitin 2021. Hiti i padiskutueshëm i atij viti, si për çudinë tonë është rikthyer sërish në klasifikimin e “The Top List”. Po flasim për “Nina” nga Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi...

Pas hitit “Kce Kce”, Majk dhe Gjiko janë bashkuar sërish për një projekt të ri muzikor. E mbase, ky i riu do ta lëri në hije paraardhësin e tij. Majk dhe Gjiko kanë ardhur me këngën “Reptile” që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Një titull...

Kreu i kësaj jave mbetet i pandryshuar nga java e kaluar. Luiz Ejlli vazhdon të qëndrojë në fron, por surprizat më të mëdha janë në Top 5. Vendi i dytë këtë javë ka shkuar për “Një gotë” nga Vanesa Sono. Kjo baladë romantike është pëlqyer shumë nga fansat dhe është...

Besojmë se po të përmendim Samanta Karavellën dhe Gent Fatalin, direkt do t’ju kujtohet hiti i tyre “Na e dina”. Shumë vite më parë, bashkëpunimi i tyre na bëri që të ‘çmendeshim’ pas tij. E duket se tashmë kemi një tjetër hit prej tyre. Samanta dhe Gent Fatali janë bërë...

Ergita Bahja është një nga artistet e reja të “The Top List”, e cila është bërë pjesë e Top Awards me bashkëpunimin me Shpat Kasapin, “M’thirr”. Le të njihemi pak më shumë me të… Ergita është një artiste e re dhe e talentuar në tregun muzikor shqiptar. Dalja e saj...

Që të themi se na ka munguar Art Abazi, kjo është pak. Artisti na ka ‘braktisur’ për pak kohë dhe është shkëputur disi nga projektet e reja muzikore. Pas pak kohësh që ai erdhi me disa projekte të reja, duket se Arti mori pak kohë larg për veten. Por e...