“Hitman” është projekti i tij më i fundit muzikor, i cili edhe pse ka rreth një javë që është publikuar, ka rezultuar tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar.
Por ndërkohë që Capital T po shijon suksesin e kësaj kënge, e cila është bërë këtë javë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards” duke u renditur në vendin e nëntë, ai ka vendosur të vijë me një tjetër surprizë. Përmes një postimi të bërë ditën e djeshme në llogarinë e tij të Instagramit, reperi ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij se një tjetër projekt muzikor do të dalë në treg nga ai.
“Killa” titullohet kënga e re, e cila vjen si një bashkëpunim mes Dudës dhe Capital T. Pavarësisht se nuk është dhënë një datë e saktë e publikimit, një gjë është e sigurt, fansat po presin me padurim të shijojnë këngën e re të artistëve të tyre të preferuar.