Bystandr kanë publikuar albumin e tyre të ri që mban titullin “Journey of Reveries”. Një projekt me 9 këngë të veçanta.

Dy prej tyre hyjnë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Bëhet fjalë për “Qyteti” dhe “The One”.

Një këngë që përshkruan ritmin, kontrastet dhe shpirtin e jetës urbane. “Qyteti” ndërton një narrativë realiste për jetën moderne, me tone melankolike dhe një tingull indie që e veçon në skenën alternative shqiptare. Kënga pasqyron ndjenjën e të qenit pjesë e një bote të madhe, por shpesh të vetmuar.

Nga ana tjetër kemi një këngë romantike që flet për dashurinë dhe atë ‘të duhurin/ën’. “The One” ndërtohet mbi një melodi të butë dhe tekst emocional. Me tinguj minimalistë dhe vokal të sinqertë, kënga krijon një atmosferë intime dhe reflektuese për dashurinë e vërtetë.