Prej disa javësh, Butrint Imeri kishte paralajmëruar ndjekësit e tij në rrjetet sociale se po punonte për një projekt të ri muzikor por ai nuk kishte preferuar të zbulonte detaje të mëtejshme.
Ditën e djeshme Butrinti ka surprizuar fansat e tij duke publikuar projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me reperin Elinel.
“Papa” titullohet kënga e re e dyshes së talentuar, e cila edhe pse ka pak orë që është lançuar në kanalin e “Youtube”, ka rezultuar e pëlqyer nga fansat.
Kujtojmë që Butrint Imeri vazhdon të jetë pjesë “The Top List” më këngën “E jona” për 15 javë rresht duke treguar kështu suksesin e madh përmes votave të publikut.
Nëse kënga do të jetë pjesë e klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, kjo mbetet për t’u parë javët në vazhdim.