Rryma rap dhe hip-hop, duket se po bëjnë namin momentalisht. Kjo po reflektohet edhe në hyrjen e projekteve të tilla në listën e “The Top List”.

Një ndër përfaqësuesit e kësaj rryme për këtë javë në listë, është bletapertace. Ky i fundit debuton për herë të parë në Top Awards me projektin e tij më të fundit, “Pa filter”.

Bletapertace është një reper i ri i skenës sonë, por do të habiteni me talentin e tij. “Pa filter” vjen shumë origjinal dhe artisti shfaqet me një vetëbesim dhe veçanti që na bën shumë përshtypje.

E në fakt stili i tij na kujton pak reperin Ledrin Vula. A mos është bletapertace duke ndjekur hapat e tij

Megjithatë, jo që dimë të themi, është se artisti ka përpara një karrierë shumë premtuese dhe të suksesshme. “Pa filter” pozicionohet aktualisht në vend të 35-të të “The Top List”.