Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Ish-banori u shpreh se u rikthye në ekran, në skenë dhe në vëmendjen e publikut. Ai shtoi se nuk ka ndryshuar, mbetet po ai njeriu me këmbë në tokë dhe popullor.
Si mund t’a përcaktojmë në këto momente karrierën tënde ose momentin artistik në të cilin je?
Për mua është si një adoleshencë e dytë dhe kjo falë “Big Brother” që më riktheu në ekran, në skenë, në vëmendje, më riktheu në shumë gjëra. Mua s’më ka vdekur kurrë pasioni.
Ke patur zhgënjime, uljet dhe ngritjet e tua.
Pafund, por unë nuk kam ndryshuar kurrë. Nuk ka qenë e thjeshtë, por arrita që të mund shumë probleme që kisha me veten, ja dola mbanë.
A është kjo verë më e bukur se vitet e shkuara? Se je në qendër të vëmendjes, ke më shumë fansa, ke më shumë dashuri…
Kjo verë është shumë e bukur pasi jam rikthyer jo vetëm në muzikë por edhe si dublant.
Si artist ke ndryshuar?
Jo, për të gjithë ata që më njohin, unë ky kam qenë edhe 14 vjec e tani që jam 15. Nuk kam ndryshuar, kam qenë gjithmonë me këmbë në tokë, i thjeshtë, djalë popullor dhe me shumë pasion.
Cili është zhanri muzikor që nuk do e prekje kurrë?
Mendoj se tallavanë, e kam thënë prej vitesh dhe vazhdoj ta them, nuk e gjej veten. Edhe pse nuk më mungojnë kontaktet me këtë lloj muzike. Kurrë mos thuaj kurrë, por besoj se me tallavanë nuk më lidh asgjë.