ANJA DERVISHI

“Grupi i Karantinës”, Bystandr rikthehen sërish në klasifikim me një këngë po aq të veçantë!

Ishte viti 2020 dhe muzika nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë. Këngë të reja thuajse nuk kishte fare dhe kjo zymtësi shoqëroi gjatë periudhën e karantinës së Covid-19. Por pikërisht në këtë kohë, dalloi një grup mjaft i veçantë muzikor. Bystandr lulëzoi më tepër në këtë periudhë...

Sensuale, ritmike, verore… Lore fik “dritat” dhe ne dashurohemi me këngën e saj!

Prej kohësh e kishte paralajmëruar dhe më në fund erdhi. Po flasim për Lore dhe këngën e saj të re. “Dritat” vonoi por nuk harroi dhe hyn menjëherë në klasifikimin e javës. E gjithë kjo pritje – që na u duk e gjatë – pa një këngë të Lore, u...

Kidda rikthehet në origjinë, “Lema” na sjell ndërmend këngën e tij të vjetër…

Kidda rikthehet sërish me një këngë premtuese. “Lema” mban titullin projekti që e sjell atë në klasifikimin e javës të “The Top List”. Edhe tek ky projekt, artisti i ka qëndruar besnik stilit të tij, pa dalë shumë nga kornizat. “Lema” është një projekt që ruan stilin e Kiddës, një...

Egli dhe Sergio mbyllin javën 499 me “Baby”!

Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, Egli Tako dhe Sergio kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor. Kënga e tyre mban titullin “Baby” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kënga e re ka një ritëm të këndshëm dhe një atmosferë energjike, që kap menjëherë vëmendjen e...

Vijon periudha e ngarkuar në muzikë, Korriku nis sërish me shumë hyrje të reja!

Muzika shqipe këtë javë sjell një përzierje të ngjyrave ritmike dhe emocionale që reflektojnë shumëllojshmërinë e skenës aktuale. “Cka m’ke bo ti” nga Majk dhe Bardhi është një bashkëpunim dinamik që përmbledh tensionin dhe nostalgjinë e një marrëdhënieje të vjetër, me beat modern dhe refren të lehtë për t’u fiksuar....

Kolegë, miq apo… Ledri dhe Xhensila ngjallin sërish dyshime mbi marrëdhënien e tyre!

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, pas bashkëpunimit të tyre të fundit muzikor, po vazhdojnë të tërheqin vëmendje të madhe në botën e showbiz-it shqiptar. Pamje të shumta që po qarkullojnë në rrjetet sociale i tregojnë dy këngëtarët tepër të afërt, duke shkaktuar reagime dhe dyshime në publik. Në disa video...

Top 5, Egli dhe Gjesti në ‘garë’ me njëri-tjetrin!

Top 5 i kësaj jave duket se vjen me një ‘luftë të ftohtë’. E bëhet fjalë pikërisht për Egli Takon dhe Gjestin me projektet e tyre muzikore. Teksa nuk jemi ende plotësisht të qartë me marrëdhënien e tyre aktuale, si Eglin, po ashtu dhe Gjestin po i shohim goxha të...

Kënga më ‘e nxehtë’ nga EP e Mak Zogaj hyn në listën e javës!

Mak Zogaj rikthehet me një EP ‘flakë fare’. Ky projekt përbëhet nga 6 këngë ndër të cilat; “Mbreti i xhungllës, “Xhepat plot”, “Jetë”, “Ortokalli”, “Shumë nxehtë (Ufff Ufff)” dhe “Shivi i madh”. Nga këto këngë të reja, njëra ia ka dalë që të hyjë në klasifikimin e javës të “The...

Njihuni me Bana Zahiti, artistja më e re e Top Awards!

Bana Zahiti është një prej artisteve më të reja në Top Awards. Ajo debuton këtë javë në “The Top List” me projektin “Raki rrushi”. Le të njihemi pak më shumë me Banën… Bana Zahiti është këngëtare, tekstshkruese dhe producente shqiptare, e lindur dhe rritur në Gjermani me prejardhje nga Vushtrria....