Na kishte munguar, por ja që këtë javë, Auron Deva rikthehet fuqishëm. “Last Night” është kënga që e sjell atë sërish në klasifikimin e “The Top List”.
Gjithmonë me tema aktuale dhe pranë të përditshmes, artisti asnjëherë nuk ka gabuar me krijimet e tij. E tillë është dhe “Last Night”, por këtë herë projekti i ri vjen disi më ndryshe.
Auron Deva është një artist që ka lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare me disa këngë të veçanta. Një prej tyre është “In Silence”, një baladë e qetë që tregon përvojat e tij personale, apo edhe “Opera”, një krijim me në fokus shëndetin mendor.
“Last Night” është një këngë që mbulon emocionet e një nate të kaluar, duke u fokusuar te reflektimet dhe mendimet që lindin pas një përvoje të thellë. Me një prodhim të kujdesshëm dhe një interpretim të ndjerë, kjo këngë fton dëgjuesin të udhëtojë nëpër kujtime dhe ndjenja.