Aurela Gaçe rikthehet sërish në ekranin e Top Channel me sezonin e dytë të “AG Show”. AG Show, një koncept unik i show-t nga Aurela Gaçe ku gërshetohet muzika LIVE, performanca skenike të jashtëzakonshme dhe ku për herë të parë, publiku në sallë përfshihet në skenë përmes surprizave dhe lojërave.
Ky program shënoi një hap të ri në karrierën e saj, duke e pozicionuar atë si prezantuese dhe krijuese të një formati që bashkon muzikën, humorin dhe energjinë e saj të veçantë. “AG Show” ofron një eksperiencë autentike dhe të ngrohtë, ku Aurela ndan momente personale dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me shikuesit.
Në çdo episod, Aurela fton figura të njohura të artit dhe kulturës shqiptare, duke krijuar një miks të pasur të talenteve dhe personaliteteve. Ky format i lejon shikuesve të shohin një anë të re të këtyre personazheve, përmes bisedave të hapura dhe spontane që zhvillohen gjatë shfaqjes. E tashmë “AG Show” do të vijë shumë shpejt në ekranin e Top Channel me sezonin e dytë.