Një projekt sa surprizues, aq edhe i ndjerë, vjen në klasifikimin e javës të “The Top List”. Bëhet fjalë për këngën “Motra jem” nga Albina Kelmendi dhe Aurela Gaçe.

Një bashkëpunim i fuqishëm artistik që sjell në vëmendje lidhjen e pathyeshme mes motrave. Me një vokal të fuqishëm dhe emocional nga të dyja artistet, kënga ngjall ndjesi të thella dhe arrin të prekë zemrat e dëgjuesve që nga nota e parë.

Teksti i këngës është një mesazh i qartë për mbështetjen, dashurinë dhe sakrificën që motrat bëjnë për njëra-tjetrën. Performanca e Albina Kelmendit dhe Aurela Gaçes është e mbushur plot emocion, duke e kthyer këngën në një përjetim të ndjerë që nuk harrohet lehtë.

“Motra jem” është projekti që e sjell për herë të parë Albinën në “The Top List”. Nga skena e “The Voice” nga skuadra e mentores Elsa Lila ku u dallua për talentin e saj e tani me një karrierë të suksesshme që kulmoi deri në skenën e Eurovision. “Motra jem” rezultoi një bashkëpunim shumë i dashur dhe i arrirë mes dy artisteve.