Pas jehonës që la me projektin “Teuta”, artisti 6 AM rikthehet me këngën e tij më të re, “Location”. Një rikthim i shumëpritur nga fansat, që e sjell 6 AM në klasifikimin e javës të “The Top List”.
6 AM vazhdon të eksperimentojë me stilin dhe identitetin e tij artistik dhe kjo vihet re edhe tek “Location”.
“Teuta” shënoi një etapë të rëndësishme në karrierën e tij, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Projekti u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe u mirëprit nga ndjekësit.
Tashmë, me “Location”, 6 AM sjell sërish një vibe shumë pozitiv. Kënga vjen me një frymë moderne, ritëm të kapshëm dhe një tekst interesant.
Prodhimi muzikor po ashtu është i kuruar në detaje. “Location” pritet të jetë një tjetër sukses në listën e tij, ndërsa fansat tashmë presin me kureshtje se çfarë do të sjellë artisti në vazhdim.