Zeneida është një artiste e re shqiptare që i është afruar muzikës në mënyrën e saj, pa ndjekur një rrugë tradicionale. E diplomuar në Teknologji Informacioni, e ka ndërtuar lidhjen me muzikën përmes pasionit, kërkimit të vazhdueshëm dhe dëshirës për të krijuar. Zeneida shkruan vetë materialet e saj muzikore dhe e sheh artin si një hapësirë ku mund të eksperimentojë pa kufij. Më shumë sesa me një zhanër të caktuar, ajo identifikohet me lirinë për të qenë vetvetja në çdo projekt që sjell. Për të, muzika është mënyra më e sinqertë për të komunikuar me botën. Edhe pse në fillimet e rrugëtimit të saj artistik, Zeneida po ndërton hap pas hapi universin e vet krijues, me projekte të reja dhe me dëshirën për të lënë një gjurmë autentike në skenën muzikore shqiptare.
Zeneida
NEWS
Zeneida dhe Hazy, artistët që i bashkohen “The Top List” këtë javë!
Kjo javë e re në klasifikimin e “The Top List”, ka sjellë me vete dhe dy artistë që vijnë për herë të parë në Top Awards. Ja se cilët janë ata… Zeneida është një artiste e re shqiptare që i është afruar muzikës në mënyrën e saj, pa ndjekur një...