Bleart Muçollari, apo siç njihet me emrin e tij të artit si Young, rrugëtimin drejt muzikës e ka nisur shumë herët, që në fëmijëri. Ka studiuar në shkollën e muzikës, fillimisht rreth për violinë, më pas që në moshën 15-vjeçare deri në fund të studimeve akademike në fakultet për kontrabas. Gjatë kësaj kohe, pasioni për këndim ka qenë gjithmonë pjesë e tij, ku është integruar në festivale, konkurse, koncerte. Më pas zhvilloi aftësinë për të shkruar tekste të tij, ku mund të numërohen mbi 150 tekste të pa publikuara për publikun. Young është angazhuar duke kënduar e duke pasuruar repertorin e tij me pjesë të ndryshme, ku më i fundit ka qenë bashkëpunimi i tij i parë për publikun, me Stine, të titulluar “Pinocchio”, me të cilin debuton në “The Top List”.
Young
NEWS
Njihuni me artistët që debutojnë këtë javë në “The Top List”!
Kjo javë sjell me vete disa artistë të rinj në Top Awards. Me projektet e tyre bëhen për herë të parë pjesë e “The Top List”. Ja kush janë ata… E lindur në Laç dhe e rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, Juela vjen nga një familje shqiptare shumë e lidhur,...
Stine dhe Young menjëherë në Top 10 me “Pinocchio”!
Nuk vonoi shumë dhe Stine rikthehet në “The Top List” me projektin e tij më të ri. Kënga vjen si një bashkëpunim me një emër të ri që debuton këtë javë në Top Awards, Young. “Pinocchio” është projekti që i bashkangjitet klasifikimit të kësaj jave, duke u pozicionuar menjëherë në...