Ylldrit Jakupaj ka filluar të merret me muzikë që prej moshës 15 vjeçare. Kënga e tij e parë ka qenë “Unë Po Vi”, ku Ylldriti prezanton vetveten. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai shprehet se ka bërë mbi 150 këngë; disa të publikuara, e disa të tjera të pa publikuara, Ylldriti shquhet dhe vlersohet shumë si tekstshkrues mjaft i mirë. Të paktën kështu e vlerësojnë adhuruesit e Hip Hop-it dhe ata të cilët e njohin, sepse në tekstet e tij secili mund ta gjej pak nga vetja. Ylldrit Jakupaj flet për përditshmërinë tonë, për kushtet e jetesës që ne jetojmë. Perveç muzikës që e ka si pasion, Ylldrit Jakupaj me profesion është jurist. Më datë 14 prill 2012 publikon albumin “Intuitë”. Më datë 5 nëntor 2016, Ylldriti publikon videoklipin “Njeri”. Një vit më vonë ai publikon projektin “Shkret”. Më datë 14 dhjetor 2022, Ylldriti publikon këngën “Pesimist”. Ishte bashkëpunimi i tij me Irma Libohovën në këngën “Mam” që bëri që të dy ata të hynin mes artistëve të Top Awards.
Ylldrit Jakupaj
NEWS

Kush është Ylldrit Jakupaj?!
Irma Libohova dhe Ylldrit Jakupaj kanë bashkuar fuqitë për të sjellë kanë sjellë këngën “Mam”, një baladë mjaft e ndjerë që të prek zemrat. Për të dy ata është hera e parë që vijnë në “The Top List”, por le të njihemi pak më shumë me Ylldritin… Ylldrit Jakupaj ka...