# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Xhesika Polo

Xhesika Polo është këngëtare dhe autore këngësh e njohur, si dhe një nga zërat më të fuqishëm femërorë në pop muzikën shqiptare. Karriera e saj si këngëtare fillon në vitin 2012, ku arrin të jetë finaliste e “X Factor Albania 1”. Që nga viti 2012 është pjesëmarrëse në festivale si në Shqipëri dhe përtej kufirit. Në vitin 2020 shpallet fituese e festivalit “Nota Fest” me këngën “Frymë”. Ka qenë 3 herë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH. Rikthehet për të shtatin vit në “Kënga Magjike” ku ndër vite është vlerësuar me çmime si: “Best FT”, “Best vocal”, “Çesk Zadeja”, “Çmimi i produksionit”, etj. Me zërin e saj ajo ka bërë për vete shumë fansa e megjithatë ajo tregohet modeste. Xhesika e ka muzikën në venat e saj. Mjafton të kujtojmë që ajo është mbesa e këngëtares së njohur të muzikës qytetare të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema. “Ambienti artistik ku jam rritur ka ndikuar vetëm pozitivisht”, tregon Xhesika, ndërsa shton se kjo gjë e ka shtyrë që të provonte veten në muzikë. Ajo njihet nga publiku si këngëtarja me zërin e fuqishëm. 

NEWS

Nga kënga e re e deri tek profesioni i saj, rrëfehet Xhesika Polo: “Dua të jem e qetë…”

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë këngëtarja e njohur Xhesika Polo. Ajo ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re që mban titullin “Mos luj”. Ky projekt e ka sjellë Xhesikën pak më ndryshe nga sa e kemi parë shpesh me ato baladat aq...

"E humba veten por ia dola", Xhesika Polo rrëfen të gjitha emocionet në këngën e saj të fundit!

E ftuar në studion e “Live From Tirana” në Top Albania Radio së fundmi ka qenë këngëtarja e njohur Xhesika Polo. Ajo foli më shumë për këngën e saj të sapopublikuar që është bërë pjesë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, një këngë që solli të gjitha ndjesitë...

Xhesika Polo prezanton këngën e re dhe na prek telat e zemrës!

Xhesika Polo vjen këtë javë si hyrje e re në ”The Top List” me “Humba Veten”. Një këngë kjo me mesazh mjaft të fuqishëm, ku Xhesika është shprehur se gjatë një periudhe është ndjerë e trishtuar dhe mjaft e humbur. Më datë 7 Prill, në ditëlindjen e saj, Xhesika Polo...