# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Vinz

Vinz, emri i vërtetë i të cilit është Ervin Selita, jeton në Londër. Vinz është pjesë e grupit shqiptar në Londër, Hellbanianz. Ai ka lindur në Burrel, Mat. Karrierën e zhvilloi në Mbretërinë e Bashkuar me disa shqiptarë dhe të huaj. Më datë 14 Korrik 2016, Vinz publikon videoklipin “My Shqipez (Hellbanianz)”. Po atë vit, së bashku me anëtarin tjetër të grupit, Stealth, sjellin “Nobody”. Vinz dhe Stealth vijojnë të sjellin disa projekte në vitin 2017, si “Nuk Ka Dashni”, “Hood Life”, “Bojn Demek”, apo “Shqipet Me Maska”. Viti 2018 do të rezultonte po ashtu mjaft produktiv për Vinz dhe Stealth, që sjellin “Për shokun i veshi dorezat”, “Never Late”, “Gango” me Cozman dhe “A Je Normal”. Më datë 2 Gusht 2019, Vinz publikon videoklipin “Shqipet E Marr” dhe po atë vit sjell “Sdu Me Ja Dit”, në bashkëpunim me Stealth. Më datë 5 Prill 2020, Vinz publikon videoklipin “Freestyle 2020”. Më 22 Gusht 2020, reperi publikon videoklipin “Hood Life 2”, në bashkëpunim me Stealth. Pas dy vitesh, në 2022, dyshja sjellin dy projekte, “Poppin Smoke” dhe “2 Drillers”. Më datë 21 Nëntor 2023, Vinz publikon videoklipin “Hood Life 3”, në bashkëpunim me Stealth. Një muaj më vonë, ata bashkojnë forcat me Butrint Imerin për të sjellë “Gaboi”, me të cilin hyjnë për herë të parë në “The Top List”. 

NEWS

Kush janë dy çunat e Butrint Imerit, Vinz & Stealth?!

Butrint Imeri dhe kësaj here surprizoi me prurjen e tij të radhës, kur erdhi me një bashkëpunim me dy reperët e njohur nga Shqipëria, Stealth dhe Vinz. “Gaboi”, u bë virale ende pa u publikuar, pasi Butrinti postoi disa sekuenca disa ditë para datës së lançimit. Le të njihemi pak...