# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Top Media

Top Media Group është një kompani mediale shqiptare e themeluar në 1998 nga Dritan Hoxha, me seli në Tiranë të Shqipërisë. Kompania shumë shpejt u bë më e madhja dhe më me ndikim në Shqipëri. Kompania i ka fillet me krijimin e Top Albania Radios dhe më vonë me shumë media të tjera audiovizive dhe të shkruara. Top Albania Radio (TAR) është një stacion radiofonik privat kombëtar, i themeluar më 14 shkurt 1998. TAR është kryesues i tregut të radios në Shqipëri. Në shkurt të vitit 1998 filloi transmetimin radiofonik Top Albania Radio në frekuencat 100 MHz. Në vitin 2005 ajo fitoi licensën kombëtare. Dritan Hoxha gjeti vitin më të vështirë për të menduar, vitin 1997, kur e gjithë Shqipëria ishte përfshirë në kaos pas rënies së skemave piramidale, që e hodhën shtetin dhe shqiptarët në rënie të lirë. Atëherë kur bizneset po largonin paratë dhe familjarët nga Shqipëria, Tani vendosi të investojë në ngritjen e një radioje. Ndërkaq, paralelisht me bizneset e tij, ngrihej edhe familja e tij biologjike. Vajza e tretë, Redia lindi pikërisht ditën kur lindi edhe Top Albania Radio, më 14 shkurt 1998. Top Albania Radio mori licensën e parë kombëtare për radiot private, duke hedhur brenda një viti një hap të rëndësishëm në suksesin e saj të padiskutueshëm. Sinjali i saj mbulonte 95% të territorit të vendit, kur radioja shtetërore 60-vjeçare mbulonte vetëm 75%. Kjo radio transmetonte rreth 19 edicione informative flesh dhe muzikë bashkëkohore. Ajo iu imponua të gjitha moshave, për një arsye të thjeshtë: të rinjtë e gjenin veten aty, ndërsa të moshuarit, sepse donin të ndiheshin të rinj. Top Channel u themelua nga Presidenti i ndjerë i Top Media, Dritan Hoxha në 30 korrik 2001, duke pasur që në fillim të tij, një objektiv të qartë, për të qenë televizioni i të gjithë shqiptarëve përmes trekëndëshit: informim, argëtim, edukim. Një synim që Top Channel është përpjekur ta realizojë ditë pas dite, me profesionalizëm dhe cilësi, çka ka bërë që televizioni të konsiderohet nga të gjithë tashmë si media më e madhe, më e rëndësishme dhe me e ndjekur në vend dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Nisur nga cilësia e lartë e programeve informative, argëtuese dhe edukuese, shumë shpejt nga data e krijimit të tij Top Channel fitoi betejën me konkurrencën duke thithur audiencën shqiptare. Që në vitin 2003, një anketim serioz e radhiti Top Channel të parin, me shikueshmërinë më të lartë në vend, ndërkohë sipas një kërkimi të agjencisë IPSOS në vitin 2011, Top Channel është ekrani lider në treg. Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 20 dhjetor 2001 dhe në vetëm pak muaj arriti që përmes stafit të krijuesve e gazetarëve, teknologjisë së re dhe ideve inovative të shndërrohej në ekranin kryesor dhe më të dashur për shqiptarët. Që në fillim të transmetimeve të tij, Top Channel zgjeroi shumë shpejt gamën e programeve te te gjitha zhanreve, për te gjitha grupe moshat.

NEWS

“E duam lumturinë” nga Top Media dhe Parashqevi Simaku, pjesë e Top 20!

Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel. “E duam lumturinë” kjo është kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media. Kënga nis me këngëtaren Parashqevi Simaku dhe më pas vijon me personazhet më të dashur të ekranit, që i shikojmë çdo ditë përmes projekteve. Në këtë këngë ku në thelb janë fëmijët dhe lumturia, vogëlushët nuk munguan, ku kori i tyre me zërin e brishtë i dha ngjyra...