Pas grupit The Ironix është një dyshe producentësh nga Baden, e përbërë nga Felix Eickhoff dhe Simon Reichardt. Dyshja, të cilët tërhoqën vëmendjen në fillim të viteve 2010 me himnet lokale si “Freiburg” (2013), kanë fituar njohje mbarëbotërore me kalimin e viteve. The Ironix, të cilët njihen gjithashtu për prodhimet e suksesshme për Helene Fischer dhe Katja Krasavice, publikuan EP-n e tyre debutuese “Lost in the Water” së bashku me Philip Braun në 2015. Single-s të tjera po ashtu mjaft të njohura dhe të suksesshme ku mund të përmendim “Tequila” (2016) dhe mega-hiti “I Wanna Dance With Somebody” (feat. Méke) nga viti 2018, u pasuan nga një kontratë me gjigantin e labelit BMG në 2020. DJ-të, të cilët njiheshin që në ditët e tyre të shkollës, më pas mundën të festonin një mega hit në të njëjtin vit kur prodhuan “No Te Vayas” me yjet e reggaetonit Yandel dhe J Balvin. Në vitin 2022, The Ironix vazhdoi me këngën “AramSamSam”, në të cilën ritmet e lezetshme të dyshes mbështetën reperin Salim Montari.
The Ironix
NEWS

Njihuni me disa nga artistët debutues të kësaj jave, The Ironix, Il Ghost dhe Ger!
Kjo javë solli me vete disa artistë të rinj në “The Top List”. The Ironix, Ger dhe Il Ghost, janë ata që debutojnë në listë dhe bëhen pjesë e Top Awards këtë javë. Le të njihemi me ta… Il Ghost, emri artistik i Lindon Brutit, ka lindur në Kosovë në vitin 1998 dhe u shpërngul në Toskana në moshën 1-vjeçare. Faza e dytë e jetës së tij është Milano, ku ai mbërrin pasi mbaron studimet për të kultivuar një karrierë në botën e hip hopit dhe ëndrrën për të krijuar një urë ndërmjet Italisë dhe Ballkanit, falë aftësisë së tij...