Pas grupit The Ironix është një dyshe producentësh nga Baden, e përbërë nga Felix Eickhoff dhe Simon Reichardt. Dyshja, të cilët tërhoqën vëmendjen në fillim të viteve 2010 me himnet lokale si “Freiburg” (2013), kanë fituar njohje mbarëbotërore me kalimin e viteve. The Ironix, të cilët njihen gjithashtu për prodhimet e suksesshme për Helene Fischer dhe Katja Krasavice, publikuan EP-n e tyre debutuese “Lost in the Water” së bashku me Philip Braun në 2015. Single-s të tjera po ashtu mjaft të njohura dhe të suksesshme ku mund të përmendim “Tequila” (2016) dhe mega-hiti “I Wanna Dance With Somebody” (feat. Méke) nga viti 2018, u pasuan nga një kontratë me gjigantin e labelit BMG në 2020. DJ-të, të cilët njiheshin që në ditët e tyre të shkollës, më pas mundën të festonin një mega hit në të njëjtin vit kur prodhuan “No Te Vayas” me yjet e reggaetonit Yandel dhe J Balvin. Në vitin 2022, The Ironix vazhdoi me këngën “AramSamSam”, në të cilën ritmet e lezetshme të dyshes mbështetën reperin Salim Montari.
The Ironix
NEWS

Duket se bashkëpunimet janë goxha të suksesshme dhe pëlqehen shumë tek publiku. Sidomos nëse hedhim një vështrim në klasifikimin e “The Top List” gjatë këtij viti, do të vëmë re se vërtet disa artistë duke bashkuar forcat së bashku, kanë sjellë hite të papërsëritshme. Por cilat kanë qenë disa nga...

”Iku vapa me gushtin”, do thoshin të parët tanë. E në fakt, tani që gushti po mbyllet, po mbaron dhe vera. Ky sezon na ka njohur me disa hite mjaft të suksesshme, por disa prej tyre janë votuar më shumti nga ju për të qenë në vend të parë të...

Ardian Bujupi dhe The Ironix kanë gjetur së bashku gjuhën e përbashkët të suksesit. Pas hitit “Yarnana” tani vijnë me një tjetër projekt. “Kosova” mban titullin kënga e tyre e re që ka hyrë këtë javë në “The Top List”. Ky projekt është i dyti brenda një kohe të shkurtër...

Kreu i kësaj jave mbetet i pandryshuar nga java e kaluar. Luiz Ejlli vazhdon të qëndrojë në fron, por surprizat më të mëdha janë në Top 5. Vendi i dytë këtë javë ka shkuar për “Një gotë” nga Vanesa Sono. Kjo baladë romantike është pëlqyer shumë nga fansat dhe është...

Thuajse asnjë e re në Top 5 këtë javë. Artistët dhe projektet mbetën të njëjtë, por me shumë pak ndryshime në renditje… Kreu qëndron i njëjtë edhe për këtë javë, me vendin e parë që e rrëmbejnë sërish The Ironix dhe Ardian Bujupi me “Yarnana”, për të dytën javë radhazi....

Kjo javë solli me vete disa artistë të rinj në “The Top List”. The Ironix, Ger dhe Il Ghost, janë ata që debutojnë në listë dhe bëhen pjesë e Top Awards këtë javë. Le të njihemi me ta… Il Ghost, emri artistik i Lindon Brutit, ka lindur në Kosovë në...