Stenaldo Mëhilli ka lindur më 28 Maj 1997 dhe është një këngëtar dhe prezantues radioje. Ai njihet edhe për pjesëmarrjet e tij në kompeticione të ndryshme muzikore si The Voice of Albania dhe Top Fest. Stenaldo lindi në qytetin e Lushnjës. Jeta e tij e hershme u shënjua nga vështirësi të mëdha, pasi kur ai ishte vetëm rreth tre javësh, në qershor të vitit 1997, babai i tij humbi jetën tragjikisht. Pak muaj më vonë, kur ishte rreth 6 muajsh, Stenaldo humbi plotësisht shikimin si pasojë e një infeksioni të rëndë të retinës. Pavarësisht kësaj ai i ka përballuar vështirësitë pa u vendosur në rol viktime dhe në dëshirën për t’u vlerësuar për aftësitë, përpjekjet dhe arritjet e tij, e jo nga rrethanat personale apo karakteristikat fizike. Në vitin 2019, Mëhilli u diplomua në University of New York Tirana (UNYT). Dalja e tij e parë publike ishte në moshën 17-vjeçare, kur mori pjesë në sezonin e katërt të The Voice of Albania (2014). Performanca e tij gjatë “Audicioneve të Fshehura” bëri që trajnerja Alma Bektashi të kthente karrigen, duke e marrë atë në skuadrën e saj. Një tjetër pasion i madh ka qënë gazetaria. Ka punuar në Top Albania Radio dhe e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës.
Stenaldo Mëhilli
NEWS
Që në javën e parë të publikimit, projekti më i ri muzikor i Stenalo Mëhillit, jo vetëm u bë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” por ai u rendit mjaft mirë në listë, ekzaktësisht në vendin e 7-të. Pas një pauze muzikore, ish-konkurrenti i “The Voice of Albania”, u rikthye me një projekt i punuar i gjithi në anglisht nga kompozitori Ashley Hicklin. Kjo këngë, e cila ka marrë mjaft komente pozitive, në javën e dytë të klasifikimit, arriti të ngjitej me tre pozicione, duke kapur vendin e 7-të. Java e tretë nuk rezultoi aq pozitive për “Cosmonaut”, duke...
Stenaldo Mehilli vazhdon ende të pëlqehet nga publiku shqiptar me projektin e tij më të ri muzikor, “Cosmonauts”. Ish-konkurrenti i “The Voice Of Albania”, i cili u shkëput për pak kohë nga muzika, është rikthyer tepër suksesshëm me projektin e tij të ri, i cili mban vulën e kompozitorit të huaj, Ashley Hicklin. Ndërkohë që javën e kaluar mbante vendin e 10-të, falë mbështetjes së fansave, Stenaldo është ngjitur me tre pozicione, duke u renditur në vendin e 7-të. “Cosmonauts”, e cila e pati premierën e saj në gjysmëfinalen e “The Voice Kids”, kënduar “live” nga artisti, ka patur mjaft...
Ai ka fituar zemrat e publikut që herën e parë që u ngjit ne skenën e “The Voice of Albania”. Bëhet fjalë për Stenaldo Mëhillin, i cili nga një konkurrent i këtij talent-shoë, tashmë është shndërruar në një performues special. Stenaldo ka qënë i ftuari i gjysmëfinales së “The Voice Kids”, duke dhënë një performancë të shkëlqyer, zëri i të cilit ka përcjellë emocione të pafundme në skenë. Këngëtari ka prezantuar për herë të parë për publikun shqiptar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Cosmonauts”. Edhe pse i ka munguar për një kohë të gjatë tregut muzikor,...
Me Stenald Mëhillin jemi njohur në sezonin e 4-t të “The Voice of Albania”, i cili ishte në skuadrën e Almës. Që prej këtij talent-show, Stenaldi nuk hoqi dorë nga muzika dhe në “Top Fest 12” erdhi me një projekt muzikor, i cili e klasifikoi atë deri në natën finale të këtij festivali. Që prej vitit 2015, Stenaldi kishte bërë një shkëputje muzikore për t’u rikthyer këtë vit më fuqishëm se kurrë me një projekt muzikor mjaft të veçantë. “Kam bërë një shkëputje pasi jam një natyre perfeksioniste. Dua që atë që bëj ta bëj mëse mirë. Kështu që u...