Stealth, emri i vërtetë i të cilit është Fatjon Dibra, në vitin 1998, kur ishte ende 9 vjeç, emigroi në Angli. Ai jeton në South East London dhe bën pjesë në grupin Hellbanianz. Karriera e tij nisi në vitin 2016, kur publikon këngën “Ky o stili”. Më datë 18 Dhjetor 2016, Vinz publikon videoklipin “Nobody”, në bashkëpunim me Stealth. Vinz dhe Stealth vijojnë të sjellin disa projekte në vitin 2017, si “Nuk Ka Dashni”, “Hood Life” dhe “Bojn Demek”. Viti 2018 do të rezultonte po ashtu mjaft produktiv për Vinz dhe Stealth, që sjellin “Për shokun i veshi dorezat”, “Never Late”, “Gango” me Cozman dhe “A Je Normal”. Më datë 9 Maj 2019, Stealth publikon videoklipin “Kodak”. Në shtator vjen bashkëpunimi me Stealth në “Sdu me ja dit”, si dhe projekti “Non Stop”. Më datë 14 Qershor 2020, Stealth & Baseman publikojnë videoklipin “Adrenalina”. Më datë 22 Gusht 2020, Vinz publikon videoklipin “Hood Life 2”, në bashkëpunim me Stealth. Dy vite më pas, Vinz dhe Stealth sjellin “Poppin Smoke” dhe “2 Drillers”. Më datë 11 Maj 2023, Stealth publikon këngën “Mesnata”. Pak muaj më vonë, Stealth dhe Vinz bashkojnë forcat me Butrint Imerin për të sjellë “Gaboi”, me të cilin hyjnë për herë të parë në “The Top List”.
Stealth
NEWS

Kush janë dy çunat e Butrint Imerit, Vinz & Stealth?!
Butrint Imeri dhe kësaj here surprizoi me prurjen e tij të radhës, kur erdhi me një bashkëpunim me dy reperët e njohur nga Shqipëria, Stealth dhe Vinz. “Gaboi”, u bë virale ende pa u publikuar, pasi Butrinti postoi disa sekuenca disa ditë para datës së lançimit. Le të njihemi pak...