# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Solo

Solo, emri i vërtetë i të cilit është Serxhio Sufa, ka lindur më 17 Korrik 1999 në Tiranë dhe është me origjinë nga Kruja. Ai e filloi karrierën në vitin 2019 me bashkëpunimin me Finem në “Benzi”. Në po të njëjtin vit, ai vjen me projektin “Jeni T’lodh”, sërish me Finem. Një vit më pas ai sjell “Hajvana, “Elizabeta”, “Për Veti” dhe “Tritol”. Viti 2021 u pasua me projektet “KPT2” dhe “ZigZag”. Viti 2022 ishte mjaft i suksesshëm për Solo, ku ai solli “Ajo Ajo”, “Tipa”, “Amiri”, “Tona”, “Non Stop”. Kënga e tij me Lil Koli dhe Rvchet, “Mah Bebé”, e bëri atë akoma dhe më të suksesshëm dhe e njohu më gjerësisht me publikun pas hyrjes në Top Awards.

NEWS

Në një javë 5 artistë të rinj i shtohen galerisë së Top Awards!

Një javë me plot hyrje të reja ishte kjo në “The Top List”. Gjithashtu 5 artistë hyjnë për herë të parë në Top Awards me projektet e tyre. Ja se për cilët bëhet fjalë… Lil Koli është një reper me orgjinë shqiptare, i cili prej vitesh jeton në Londër. Gjithashtu...