# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Skivi

Visar Shala (Skivi) njihet si një nga reperët më të mirë dhe më të pëlqyer në trojet shqiptare. Karrierën e tij si reper e filloi në vitin 2004, kur kishte formuar një grup me reperin tjetër, Ledri Vula, të quajtur Skillz, dhe ata bënë bujë me këngët e tyre. Ata kanë dy albume shumë të suksesshme në treg: “Aftësi” dhe “Sex, Rap and Money”. Pasi Ledri braktisi muzikën, grupi Skillz shpërbëhet. Skivi ndërthur karrierën e tij me anëtarët e labelit Babastars dhe në vitin 2011 fillon të publikojë këngë solo, por gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me Getin dhe Babastars. Në vitin 2019, Skivi bën të ditur se tërhiqet zyrtarisht nga labeli Babastars pas mosmarrëveshjeve me Getoar Selimin.

NEWS

Skivi sjell një frymë nga Emiratet…

Skivi nuk ka ndërmend të ndalet pas rikthimit të tij të fuqishëm në muzikë. Pas “Palaço”, artisti sjell në listën e javës “Abu Dhabi”. Kënga “Abu Dhabi” nga Skivi ka arritur të bëjë bujë dhe të tërheqë vëmendjen e një audience të gjerë. Ky hit i ri i Skivit, një...

Rikthimi i fuqishëm i Skivit në listë!

Visar Shala apo ndryshe Skivi, njihet si një nga reperët më të mirë dhe më të pëlqyer në trojet shqiptare. Kohët e fundit ai na kishte munguar gjatë. Reperi i njohur shqiptar, Skivi, gjatë viteve të fundit ka bërë paksa një tërheqje nga muzika. Por duket se tashmë ai po...

"Llafi" i Skivit: Kënga më e re e "The Top List"

Skivi ka surprizuar fansat e tij duke publikuar këngën e tij më të re vetëm dy javë më parë. Reperi nuk ka bërë asnjë paralajmërim në rrjetet sociale në lidhje me këtë projekt muzikor, duke e nxjerrë menjëherë në treg. Pas “3she”, reperi vjen me një këngë të titulluar “Llafi”....