Agon Anadolli apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit Singullar, është një reper shumë i njohur i tregut tonë. Ndër projektet e tij të para solo përmendim “Ahh” në vitin 2007, si dhe bashkëpunimin me Alfayed, “Terapia”. Në vitin 2009, së bashku me 039 Crew publikojnë albumin “Embargo”. Më datë 1 Mars 2011, Dj Flow publikonë videoklipin “N’qytetin Tem”, në bashkëpunim me Lumi B, Singullar & Iliros. Më datë 12 Tetor 2011, Mc Kresha & Lyrical Son publikojnë videoklipin “Kon Pe Shan Me Non”, në bashkëpunim me Singullar. Më datë 13 Korrik 2012, Singullar & Bloodychuck publikojnë videoklipin “H.S.L. (Ham Squad Life)”, në bashkëpunim me Jeton. Në vitin 2012, Singullar & Bloodychuck publikojnë albumin “Hip-Hop Me Ngjyra T’gjalla”. Më datë 13 Nëntor 2019, Mak Zøgaj publikon videoklipin “Karosel”, në bashkëpunim me Singin. Më datë 3 Mars 2020, Singi publikon videoklipin “Drip”, në bashkëpunim me Butën. Më datë 2 Prill 2020, Ledri Vula, Lyrical Son & Singullar publikojnë videoklipin “100”. Më datë 10 Prill 2020, Singi publikon videoklipin “KG”, në bashkëpunim me Mc Kreshën. Ndër projekte të tjera mjaft të njohura gjatë viteve të fundit përmendim “Koka Kollë”, “Drill”, “Pitbull”, “Se di për çka” apo “Thirre njerin”.
Singi
NEWS

Java e Hip-Hop, dy hite i bashkohen listës!
Kjo javë ka sjellë në listë katër projekte të reja, e ndër to, dy kanë qenë të rrymës Hip-Hop. Thënë kjo, duket se kjo rrymë po mbizotëron dukshëm kohët e fundit në treg. E sigurisht kjo reflekton dhe në “The Top List”. Por kush ishin projektet Hip-Hop që iu bashkuan listës këtë javë? Ago, Buta, Singi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat për të krijuar një nga bashkëpunimet më me zë të momentit të rrymës hip hop. “Se di për çka” mban titullin ky projekt që i ka renditur ata në vend të 75-të. Nga ana tjetër një tjetër bashkëpunim...