# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Singi

Agon Anadolli apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit Singullar, është një reper shumë i njohur i tregut tonë. Ndër projektet e tij të para solo përmendim “Ahh” në vitin 2007, si dhe bashkëpunimin me Alfayed, “Terapia”. Në vitin 2009, së bashku me 039 Crew publikojnë albumin “Embargo”. Më datë 1 Mars 2011, Dj Flow publikonë videoklipin “N’qytetin Tem”, në bashkëpunim me Lumi B, Singullar & Iliros. Më datë 12 Tetor 2011, Mc Kresha & Lyrical Son publikojnë videoklipin “Kon Pe Shan Me Non”, në bashkëpunim me Singullar. Më datë 13 Korrik 2012, Singullar & Bloodychuck publikojnë videoklipin “H.S.L. (Ham Squad Life)”, në bashkëpunim me Jeton. Në vitin 2012, Singullar & Bloodychuck publikojnë albumin “Hip-Hop Me Ngjyra T’gjalla”. Më datë 13 Nëntor 2019, Mak Zøgaj publikon videoklipin “Karosel”, në bashkëpunim me Singin. Më datë 3 Mars 2020, Singi publikon videoklipin “Drip”, në bashkëpunim me Butën. Më datë 2 Prill 2020, Ledri Vula, Lyrical Son & Singullar publikojnë videoklipin “100”. Më datë 10 Prill 2020, Singi publikon videoklipin “KG”, në bashkëpunim me Mc Kreshën. Ndër projekte të tjera mjaft të njohura gjatë viteve të fundit përmendim “Koka Kollë”, “Drill”, “Pitbull”, “Se di për çka” apo “Thirre njerin”.

NEWS

Njihuni me lëvizjet më të mëdha të listës këtë javë…

Kjo javë u karakterizua nga ndryshimet të mëdha. Disa nga projektet kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në pozicionim e disa të tjera kanë pësuar një rënie të konsiderueshme. Ndiqni më poshtë se cilat janë ato… Klodiana Vata – Jetë (+59 vende) Sergio – Lambo (+51 vende) Ago ft. Buta...

Java e Hip-Hop, dy hite i bashkohen listës!

Kjo javë ka sjellë në listë katër projekte të reja, e ndër to, dy kanë qenë të rrymës Hip-Hop. Thënë kjo, duket se kjo rrymë po mbizotëron dukshëm kohët e fundit në treg. E sigurisht kjo reflekton dhe në “The Top List”. Por kush ishin projektet Hip-Hop që iu bashkuan...