Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Ndër vite ai është njohur dhe është pëlqyer për këngët pop folk. Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pas disa prezantimeve në festivalet për fëmijë, fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat 98” në Tetovë në moshën 13 vjeçare. Sukseset e para që paraqesin një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezantimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest 2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup. Menjëherë pas këtyre ai fitoi çmime të tjera siç janë: Pop Idol 2004, Netët e klipit -Interpretuesi më i miri në klip, Interpretuesi më i mirë ne “Top Fest 1”, çmimi hit në festivalin “Kënga Magjike 2004”, çmimi i publikut në “Kënga Magjike 2005”, “Zhurma Show Awards 2005” me kengën “Pa ty s’jetoj” si videoklipi pop më i mirë 2005, Best Male 2010 me videoklipin “Mëkatare” në “Zhurma Show 2010” dhe evenimente të tjera muzikore ku këngët e tij jane dëgjuar me shumë kënaqesi nga adhuruesit e këngës pop në gjuhën shqipe. Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të sukseshme dhe mjaft të dëgjuara, ku përmendim “Tash po Kthehesh”, “Medikament”, “Axhamiu” (2003), “Do të vijë një ditë” (2004), “Pa ty s’jetoj” (2005), “Kush të ndau prej meje” (2006), “S’e pranon” (2007), “Sillu pshtillu” (2008), “Live popullore” (2009), “Medikament” (2010).
Shpat Kasapi
NEWS

Javë e re, surpriza të reja në klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse kreu mbetet i njëjtë nga java e kaluar, me Melodajn Mancakun sërish në vend të parë me “Si atëherë”, një sërë ndryshimesh kanë pasuar në Top 10. Ja se për çfarë bëhet fjalë… Në vend të...

Tashmë kemi lënë pas gushtin dhe kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës. Ky ndryshim stinësh, sigurisht që ndikon dhe në muzikë. Nëse deri para pak javësh ishim më të prirur drejt këngëve ritmike, tani preferojmë disi më shumë baladat melanlolike. Kjo mund të shihet dhe në renditjen e Top...

Ergita Bahja dhe Shpat Kasapi kanë publikuar vetëm pak ditë më parë bashkëpunimin e tyre të titulluar “M’thirr”, që po korr shumë sukses në “The Top List” dhe jo vetëm. Momentalisht projekti i tyre pozicionohet në vend të katërt të listës së 100 këngëve më të mira moderne shqiptare të...

Me një karrierë shumë vjeçare në skenë e në muzikë, Shpat Kasapi na bashkohet këtë javë në “The Top List”. Është bashkëpunimi me Ergita Bahja, “M’thirr”, që e sjell për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards. Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë,...