# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Sergio Hajdini

Sergio Hajdini ka studiuar muzikë dhe piano që prej moshës 7-vjeçare. Prej 15 vitesh ka eksperiencë si producent muzikor, kantautor dhe tekstshkrues, duke përfshirë pjesëmarrje nëpër festivale si Top Fest, Kënga Magjike, Festivali i Këngës, koncerte dhe evente të ndryshme në Shqipëri, Itali dhe Evropë. Sergio ka qenë finalist në netët live të The Voice of Albania 5. Ka realizuar bashkëpunime në projekte me këngëtarë të rinj, si dhe të njohur në Shqipëri, Itali etj. Ai po ashtu ka punuar si soundman dhe producent muzikor në kinematografi për filma të shkurtër dhe të gjatë, si dhe është fitues çmimesh në festivale jashtë vendit. Po ashtu, Sergio ka qenë organizator dhe anëtar jurie në talent show të ndryshme, si Universe of VoicesMusica eX Factor në Itali etj.

NEWS

Sergio Hajdini i jep një jetë të re “Hey si je ti”, këtë herë ideale për verë!

Vera ka nevojë për këngë që të japin energji, ritëm dhe dëshirën për të kënduar pa pushim. Pikërisht me këtë frymë vjen edhe Sergio Hajdini, i cili ka vendosur t’i japë një jetë të re një prej këngëve të tij, “Hey si je ti”. Këtë herë, artisti e sjell në...

“Humbur”, projekti që zbulon anën më të ndjerë të Sergio Hajdinit!

Sergio Hajdini rikthehet në “The Top List” pas një periudhe disi të gjatë. Projekti i tij që vjen në këtë muaj të dashurisë mban titullin “Humbur”. Një këngë jo aq dashurie, sa më shumë dhimbjeje. Por padyshim, një reflektim shpirti që shumë do gjejnë veten. Që në sekondat e para,...

Sergio Hajdini, nga “The Voice” në “The Top List”!

Sergio Hajdini është një artist shumë i talentuar i tregut tonë muzikor dhe një prej hyrjeve më të reja të kësaj jave. Me siguri e kujtoni nga The Voice, e tashmë ai debuton në Top Awards. Ai vjen për herë të parë në “The Top List” me projektin “Hey, si...