# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Sara Bajraktari

Sara Bajraktari ka lindur në Tiranë, më 7 gusht 2003. Në moshën 7-vjeçare ka dalë për herë të parë në skenë në një festival fëmijësh, “Perform Fest”, ku ka konkurruar për dy vite radhazi (2011–2012). Vitin e parë është vlerësuar me çmimin “Vokali më i mirë” për këngën “S’ka rëndësi kush do fitojë”, ndërsa vitin e dytë me këngën “Dua të këndoj”. Sara ka marrë pjesë gjithashtu në Festivalin e 50-të të Fëmijëve në Tiranë dhe në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër. Në vitin 2016, ka qenë pjesë e spektaklit “Gjeniu i Vogël 7”, ku është shpallur finaliste. Në shtator të vitit 2017 ka marrë pjesë në Junior Eurovision Song Contest 2017, ku ka fituar çmimin e dytë me këngën “Flas me ëndrrën”. Në vitin 2018 mori pjesë në spektaklin “The Voice Kids Albania”, ku ka arritur deri në fazën gjysmëfinale. Në nëntor të vitit 2019, është paraqitur si artiste e re në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Më vonë”, ndërsa në dhjetor të po atij viti ka marrë pjesë në Festivalin e 58-të në RTSH me këngën “Ajër”, ku është vlerësuar me çmimin e tretë. Në vitin 2022 është rikthyer në Kënga Magjike, këtë herë me statusin “Big Artist”, duke konkurruar me këngën “Ça m’bone”.

NEWS

Debutoi në "The Top List" me një bashkëpunim dedikuar Kombëtares, Sara Bajraktari: "Këngë dashurie dhe ndarje ka plot..."

E ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Anthony Prifti ka qenë Sara Bajraktari. Edhe pse ajo ka vite që punon në industrinë tonë muzikore, për shumë dëgjues mund të jetë një emër i ri. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e “The Top List” me projektin titulluar...

Një hit i ri për kombëtaren nga Olsi Bylyku, Alban Chela dhe Sara Bajraktari…

Bëhuni të gjithë gati për stadium! Kënga e re “Alarm” nga Olsi Bylyku, Alban Chela dhe Sara Bajraktari, duket se do t’ju shoqërojë në çdo ndeshje futbolli të skuadrës suaj të zemrës. “Alarm” kombinon refrenet ritmike me motive që ngjallin atmosferën sportive. Ekuivalente me një “alarm” në minutat vendimtare, kënga...

Artistët që debutuan këtë javë në “The Top List”…

Një javë me plot hyrje të reja ishte kjo në “The Top List”. Gjithashtu 4 artistë hyjnë për herë të parë në Top Awards me projektet e tyre. Ja se për cilët bëhet fjalë… Armend Rexhepagiqi, është një prej artistëve më të spikatur të skenës muzikore shqiptare, i njohur për...