# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Saliboy

Sali Haljilji, apo siç njihet me emrin e tij të artit Saliboy, ka lindur më 25 mars 2002 në Shqipëri. Aktualisht jeton në Örebro, Suedi, dhe njihet si një reper me origjinë Shqiptaro-Suedeze. Saliboy filloi të merrej me muzikë rreth moshës 16-vjeçare dhe u bë pjesë e kolektivit WAYWE në Örebro, ku pat mundësinë të rritet artistikisht bashkë me emra si GWG, Thirdson, dhe të tjerë. Single i tij i parë publik ishte “Min Diamant”, një bashkëpunim me Musa G.  Albumi i tij debutues, “Där allting lyser” (kur ishte vetëm 17 vjeç), ka 10 këngë, prej të cilave ai ka prodhuar 9 vetë. Disa nga këngët më të dëgjuara përfshijnë: “Första klivet,” “Ingen tid,” “Stjärna,” “Ensam,” “Ghetto iranier,” “Destiny,” “Skiner,” “Verkligheten,” “Kasta din Lur,” dhe remixin e famshëm “Lägg ner ditt vapen” me një grup artistësh të tjerë. 

NEWS

Njihuni me bashkëpunëtorët e rinj të Noizy dhe Kida, Saliboy dhe Roman!

Kida dhe Noizy kanë bashkuar forcat sërish për një tjetër projekt muzikor. Pas “Shoqe”, ata vijnë me “Mama”, një tjetër këngë që parashikohet të jetë një hit. Por këtë herë ata nuk vijnë vetëm. “Mama” sjell në listë dhe dy artistë të rinj, Saliboy dhe Roman. Le të njihemi me...