# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Rora

Rora është një ndër emrat më të rinj dhe premtues të skenës muzikore shqiptare. Ajo jeton në Prishtinë dhe është e fokusuar tek puna në muzikë. Në 2025 ajo vjen në bashkëpunim me Skerdi Agon, duke qenë nën menaxhimin e tij në Agos Music. Rora ka qejf të eksplorojë me muzikë dhe të tregojë sa më shumë veten. Ajo shkruan tekste dhe bën vija melodike për këngët e saj. Si një artiste e re në skenë, Rora ka synimin për të bërë një ndryshim në tregun muzikor shqiptar dhe të japë një vibe dhe energji ndryshe nga të tjerët.

NEWS

Kush është bashkëpunëtorja e re e Skerdit, Rora?

Skerdi Ago vjen sërish në listë, por këtë herë në bashkëpunim. Ai bashkon forcat me Rora, një artiste e re por shumë e talentuar. “Llafazan” mban titullin projekti i tyre i ri, me të cilin debuton dhe Rora në Top Awards. Kënga sjell një atmosferë të freskët dhe plot energji. Vokali karakteristik i Skerdit kombinohet mjaft mirë me interpretimin e ngrohtë të Rorës, duke krijuar një këngë që kap vëmendjen që në sekondat e para. Por kush është kjo artiste e re? Rora është një ndër emrat më të rinj dhe premtues të skenës muzikore shqiptare. Ajo jeton në Prishtinë...