Redon Makashi është një artist mjaft i talentuar shqiptar, i cili ka arritur t’i rezistojë kohës. Ai është djali i aktorit Fitim MAkashi dhe këngëtares lirike Drita Makashi.
Ai kreu shkollën fillore tek shkolla “Deshmoret e Lirise” për piano dhe me pas Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja” për klarinete, por është tepër i apasionuar pas kitarës. Studimet i larta i ka përfunduar në Akademiën e Arteve për Klarinete. Redon Makashi ka kompozuar këngën e tij të parë në shkollën 8-vjecare.
Në vitin 1989, prezantohet për herë të parë në televizion e pikërisht në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Vitet me te bukura”.
Në Dhjetor 1989, Morena Reka, Redon Makashi & Bledar Seiko marrin pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën “Jemi Zemra E çdo Moshe (Qeshu Rini)”, e kompozuar nga Pirro Cako, e cila u vlerësua me cmimin e dytë.
Redon Makashi vazhdon të jetë aktiv në muzikë si pjesë e Tre Musketjeret, i cili përbëhet nga Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda, duke sjellë koncerte që kanë ngritur publikun në këmbë.