# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Rea Nuhu

Rea Nuhu, këngëtare me zë të veçantë dhe stil autentik, ka fituar vëmendjen e publikut për ndjeshmërinë dhe elegancën që përcjell në çdo interpretim. Ajo është një këngëtare e njohur në Shqipëri dhe jo vetëm, për materialet e veçanta, zërin unik dhe zhanerat muzikore që përfaqson (pop, blues, r&b, balada etj.). Spikatur që në moshën 10 vjeçare me pjesëmarrjen në “The Voice Kids Albania 1″, e, më pas “Gjeniu i vogel 6”, ku u pozicionua në vendin e dytë dhe fitoi ndjekës e përkrahës të talentit të saj. Në daljen e parë në festivalin “Kënga Magjike” Rea fitoi çmimin “interpretimi më i mirë” me këngën “Pa Faj”.
Materiali tjetër, “Për Mua”, që u prezantua në “Kënga Magjike” u shndërrua menjëherë në hit.
Së fundmi Rea sfidoi veten në “Festivalin 63 RTSh” ku u paraqit jo vetëm si këngëtare, por edhe si kompozitore dhe tekstshkruese. Rea solli një performancë dinjitoze dhe të kuruar imtësisht.
Rea ka qenë gjithashtu tekstshkruesja dhe kantautorja e këngëtarëve të tjerë. Muzika live dhe koncertet e shoqërojnë prej 10 vjetësh dhe ajo është bërë ndër zërat më të pëlqyer sot.

NEWS

Rea Nuhu publikon projektin e ri “Merre ose leje”!

Skena muzikore shqiptare vazhdon të pasurohet me projekte të reja dhe energji të freskët, dhe kësaj radhe është artistja Rea Nuhu që vjen me një këngë të re të titulluar “Merre ose leje”. Ky publikim i fundit vjen si një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik, duke...

Rea Nuhu: “Inspirohem të shkruaj këngë nga historitë e mia…”

Këngëtarja Rea Nuhu ishte e ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Anthony Prifti në Top Albania Radio, ku prezantoi rrugëtimin e saj artistik me një emocion të përhershëm. Së fundmi, ajo ka sjellë për publikun edhe projektin e saj më të ri, këngën “Harroje”, një baladë e ndjerë që flet për ndarjen...