Rea Nuhu, këngëtare me zë të veçantë dhe stil autentik, ka fituar vëmendjen e publikut për ndjeshmërinë dhe elegancën që përcjell në çdo interpretim. Ajo është një këngëtare e njohur në Shqipëri dhe jo vetëm, për materialet e veçanta, zërin unik dhe zhanerat muzikore që përfaqson (pop, blues, r&b, balada etj.). Spikatur që në moshën 10 vjeçare me pjesëmarrjen në “The Voice Kids Albania 1″, e, më pas “Gjeniu i vogel 6”, ku u pozicionua në vendin e dytë dhe fitoi ndjekës e përkrahës të talentit të saj. Në daljen e parë në festivalin “Kënga Magjike” Rea fitoi çmimin “interpretimi më i mirë” me këngën “Pa Faj”.
Materiali tjetër, “Për Mua”, që u prezantua në “Kënga Magjike” u shndërrua menjëherë në hit.
Së fundmi Rea sfidoi veten në “Festivalin 63 RTSh” ku u paraqit jo vetëm si këngëtare, por edhe si kompozitore dhe tekstshkruese. Rea solli një performancë dinjitoze dhe të kuruar imtësisht.
Rea ka qenë gjithashtu tekstshkruesja dhe kantautorja e këngëtarëve të tjerë. Muzika live dhe koncertet e shoqërojnë prej 10 vjetësh dhe ajo është bërë ndër zërat më të pëlqyer sot.
Rea Nuhu
NEWS
Rea Nuhu: “Inspirohem të shkruaj këngë nga historitë e mia…”
Këngëtarja Rea Nuhu ishte e ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Anthony Prifti në Top Albania Radio, ku prezantoi rrugëtimin e saj artistik me një emocion të përhershëm. Së fundmi, ajo ka sjellë për publikun edhe projektin e saj më të ri, këngën “Harroje”, një baladë e ndjerë që flet për ndarjen...