# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku, e lindur më 1 shtator 1966, në Kavajë, është një këngëtare shqiptare e njohur për veprimtarinë e saj artistike gjatë viteve 1980. Ajo filloi të këndojë që e vogël duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar. Simaku ka fituar një sërë çmimesh dhe ka bashkëpunuar me disa nga kompozitorët dhe muzikantët më të mirë në Shqipëri. Ajo ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH në vitet 1982, 1983, 1985, 1986, 1987, 1988 dhe 1990, duke sjellë këngë që mbeten të njohura edhe sot. Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Në 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) ajo zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë“, gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Hera e fundit kur ajo performoi në Shqipëri ka qenë viti 1996, në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH ku ajo ishte e ftuar speciale. Pas vitit 1991 ajo u largua nga Shqipëria dhe u shpërngul në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikë e duke nxjerrë një album të ri. Simaku bashkëpunoi profesionalisht ne SHBA me ish-bashkëshortin e saj, Robert Nolfe, një muzikant dhe producent hebre amerikan që kishte lidhje me Sony Music. Në vitin 2006, ajo nënshkroi një kontratë me Sony dhe BMG për albumin e saj në gjuhën shqipe, të titulluar Echoes from Iliria (Jehonë nga Iliria), të cilin e bashkëprodhoi me Nolfe. Albumi përmban një përzierje të muzikës tradicionale shqiptare me ndikime muzikore bashkëkohore.

NEWS

“E duam lumturinë” nga Top Media dhe Parashqevi Simaku, pjesë e Top 20!

Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel. “E duam lumturinë” kjo është kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media. Kënga nis me këngëtaren Parashqevi Simaku dhe më pas vijon me personazhet më të dashur të ekranit, që i shikojmë çdo ditë përmes projekteve. Në këtë këngë ku në thelb janë fëmijët dhe lumturia, vogëlushët nuk munguan, ku kori i tyre me zërin e brishtë i dha ngjyra...