Nini është një nga artistet më të reja në tregun muzikor. Ajo ka lindur dhe jeton në Tiranë. E lindur dhe e rritur në një familje artistesh ajo nuk kish si të mos bëhej pjesë e rrugës së artit. Gjyshi i saj ka qenë aktor e dramaturg i njohur. Xhaxhai i mamasë së saj kantautori i parë shqiptar, nëna e saj regjisore e aktore, ndërsa tezja e saj një artiste e njohur ku aktrimi dhe muzika janë armët e saj të forta me të cilat ka fituar çmime në festivale. E pikërisht me këtë të fundit ajo ka sjellë këngën e saj të parë në duetin “Një cigare“. Nini (Nicole Sula, që është emri i saj i vërtetë) në kuadrin e projekteve të shkollës “Sami Frashëri”, ka fituar edhe çmimin si aktorja më e mirë jo protagoniste në Festivalin e Teatrove midis shkollave të Tiranës. Gjithashtu ka qenë pjesë e disa roleve të spikatura në shfaqjet e vëna në skenë nga Klea Huta Akademi. Pasioni për muzikën e ka bërë që krahas aktrimit ajo të ndjekë mësime private në këngë dhe së shpejti do t’i vijë tregut muzikor edhe me këngët e saj të reja.
Nini
NEWS
Rozana Radi i bashkohet listës me një nga duetet më të veçanta për të…
Siç dhe e kishte paralajmëruar prej pak kohësh, Rozana Radi ka publikuar EP-në e saj të re. Një projekt i veçantë i cili përmban tre këngë, tre rrahje zemre. Rozana zbuloi në fillim të muajit, se një prej këngëve do të vinte si duet, me një njeri shumë të dashur për të, një zë që i njeh shpirtin. Kjo i la fansat duke kuriozuar edhe më shumë. Dhe tani erdhi çasti që gjithçka u zbulua. “A isha”, mini albumi i Rozanës më në fund u publikua dhe projekti “Një cigare” i bashkohet klasifikimit të “The Top List” për këtë javë....