Nido është artist dhe kompozitor shqiptar i muzikës urbane, nga Tirana. Me një stil modern që ndërthur tinguj urbanë dhe ritme bashkëkohore, ai ka fituar vëmendjen e publikut me këngët solo “Albanian Gyal” dhe “Crazy Love”, të cilat janë bërë virale. Një nga sukseset e tij është bashkëpunimi me Stresin, i cili u kthye në një nga hitet e vitit. Përveç karrierës si artist, Nido ka kontribuar si kompozitor në projekte muzikore për emra të njohur të skenës shqiptare, si Dafina, Noizy dhe Lumi B, si dhe artistë të tjerë.
Nido
NEWS
Ingrit Gjoni rikthehet me Nido, e gjithë vëmendja tek “Nata”…
Klasifikimi i kësaj jave i “The Top List” sjell një tjetër surprizë! Ingrit Gjoni rikthehet me projektin e saj të ri, “Nata”, në bashkëpunim me Nido, duke sjellë një kombinim që premton të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të krijojë një atmosferë krejt të veçantë. Ingrit Gjoni është një emër i njohur për publikun shqiptar, me një rrugëtim muzikor që e ka bërë pjesë të kujtesës së shumë dëgjuesve. Rikthimi i saj me një projekt të ri vjen si një mundësi për të sjellë një tjetër ngjyrë në repertorin e saj, duke mbajtur gjallë interesin e fansave që e kanë ndjekur...