Gramos Krasniqi, apo siç njihet me emrin e tij të artit Moss, është një reper i njohur i lindur në qytetin e Prishtinës. Ai filloi të prodhonte muzikë që në vitin 2017, kur publikoi “Ziekipa”. Më pas projektet e tij erdhën gjithnjë e në rritje me kalimin e viteve. Ndër këngët e njohura të tij përmendim “Padyshim”, “Gati për armiq”, “Maniak”, “Seriozisht”, apo “Autor”. Bashkëpunimi me Dafina Zeqirin në “Prit”, e sjell atë për herë të parë në Top Awards.