Melodajn Mancaku është ndër artistet më të reja në moshë dhe në tregun muzikor shqiptar, por me një talent të madh. Rrugëtimi i saj muzikor ka nisur që në moshë të herët duke u regjistruar në shkollën “Liceu Artistik” ku aty mësoi pianon dhe kitaren. Në moshën 7-vjeçare është vlerësuar me çmime të para në kompeticione të ndryshme për piano. Gjatë kësaj periudhe nisi të merrte pjesë në festivale këngësh për fëmijë pasi zbuloi pasionin e saj për këndimin. Në moshën 14-vjeçare nisi të kompozojë kënge dhe duke shkruar tekste të ndryshme. Pasi mbushi 16 vjeçe, Melodajn mori pjesë në festivalin e fundvitit në RTSH ku arriti të shkonte deri në finale. Në moshën 17 vjeçe ajo kori përsëri pjesë në festivalin e fundvitit në RTSH me këngën e saj. Më pas, Melodajn nisi të shkruante tekste dhe këngë për festivalin e fëmijëve. Kënga e saj “Si atëherë” e bën atë pjesë të “The Top List” për herë të parë.
Melodajn Mancaku
NEWS

Dy vajza të talentuara nga e njëjta familje, me talentin e trashëguar dhe pasionin e përbashkët për muzikën. E kemi fjalën për Wendi dhe Melodajn Manacku. Ato kanë kohë që publikojnë projektet solo në platformat e tyre, por mesa duket dy motrat Wendi dhe Melodajn Mancaku kanë vendosur të bashkojnë...

Javë e re, surpriza të reja në klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse kreu mbetet i njëjtë nga java e kaluar, me Melodajn Mancakun sërish në vend të parë me “Si atëherë”, një sërë ndryshimesh kanë pasuar në Top 10. Ja se për çfarë bëhet fjalë… Në vend të...

Jo shumë surpriza sa i përket pozicionimit në Top 10 këtë javë në “The Top List”. Ja se çfarë ka ndryshuar në renditje nga java e kaluar… Melodajn Mancaku ka arritur që të rrëmbejë kreun e listës këtë javë me “Si atëherë”, me dy pozicione më lart nga java e...

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Melodjan Mancaku, një nga artistet më të reja të tregut muzikor shqiptar. Me një talent të madh dhe me këshillat e babait të saj, Etmond Mancakut, Melodajn synon suksese të mëtejshme. Së fundmi ajo ka publikuar këngën më të re...

Melodajn Mancaku është ndër artistet më të reja në moshë dhe në tregun muzikor shqiptar, por me një talent të madh. Rrugëtimi i saj muzikor ka nisur që në moshë të herët duke u regjistruar në shkollën “Liceu Artistik” ku aty mësoi pianon dhe kitaren. Në moshën 7-vjeçare është vlerësuar...