Publiku e njeh Mateo Borrin si një figurë energjike që ka spikatur fillimisht në “Përputhen”, më pas në botën e fitnesit si trajner personal, më pas si pjesë e “Big Brother VIP 5”, ndërsa së fundmi edhe në Top Arena në Top Channel. Tashmë ai vjen me një tjetër surprizë, debutimin e tij në muzikë. Projekti i tij i parë titullohet “Kur të jesh larg”, një këngë me temë dashurinë, mallin dhe emocionet që lindin kur distanca bëhet pjesë e një marrëdhënieje. Me një interpretim të ndjerë dhe një atmosferë moderne, Mateo zgjedh të prezantohet para publikut në një mënyrë krejt tjetër nga ajo që jemi mësuar ta shohim. Për Mateo Borrin, muzika duket se nuk është thjesht një provë e re, por një mundësi për të shfaqur një tjetër anë të personalitetit të tij. Pas eksperiencave në televizion dhe angazhimeve në ekran, ai zgjedh të komunikojë me publikun përmes muzikës, duke sjellë një projekt që synon të prekë ata që kanë përjetuar një histori dashurie të fortë apo një ndarje të vështirë. “Kur të jesh larg” shënon një fillim të ri në karrierën e tij artistike dhe mbetet për t’u parë nëse ky është vetëm projekti i parë i një rrugëtimi më të gjatë në muzikë. Një gjë është e sigurt, Mateo Borri ka vendosur të sfidojë veten edhe në këtë fushë, duke i shtuar një dimension të ri profilit të tij.
Mateo
NEWS
Një anë tjetër e tij, Mateo Borri debuton në muzikë dhe i këndon dashurisë!
Publiku e njeh Mateo Borrin si një figurë energjike që ka spikatur fillimisht në “Përputhen”, më pas në botën e fitnesit si trajner personal, më pas si pjesë e “Big Brother VIP 5”, ndërsa së fundmi edhe në Top Arena në Top Channel. Tashmë ai vjen me një tjetër surprizë, debutimin e tij në muzikë. Projekti i tij i parë titullohet “Kur të jesh larg”, një këngë me temë dashurinë, mallin dhe emocionet që lindin kur distanca bëhet pjesë e një marrëdhënieje. Me një interpretim të ndjerë dhe një atmosferë moderne, Mateo zgjedh të prezantohet para publikut në një mënyrë...