# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Martin Pano

Martin është një ndër zërat më të vecantë në industrinë muzikore. Martin Pano ka lindur në qytetin e Selanikut, në Greqi. Martin është me origjinë nga Korça. Rrugëtimin e tij si artist, Martini e ka nisur në vitin e parë të gjimnazit, me pjesëmarrjen në “Art Fest”, ku u vlerësua me çmimin si “Artisti i ri më i mirë”. Në vitin pasardhës fitoi çmimin “Vokali më i mirë mashkull” dhe sërish një vit më vonë fitues i vendit të tretë. Ai ka performuar në disa festivale muzikore, mundësuar nga Bojken Lako dhe Gjergj Leka. Performues në “Tirana Youth Capital” dhe në disa formate muzikore televizive. Më datë 19 Tetor 2020, Martin publikon videoklipin “Want Me Back”. Një këngë kjo e kompozuar nga Roni dhe orkestruar nga Andi Lazaj. Me këtë këngë, ai merr pjesë në edicionin e parë të Bulza Festival. Në Qershor 2021, Martin merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën “Want Me Back”. Në Nëntor 2022, Martin Pano merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën “Një Si Ti”.  Më datë 17 Shtator 2023, Martin Pano publikon videoklipin “Isabel”. Muzika dhe orkestrimi i kësaj kënge, vijnë të realizuara në bashkëpunim nga Alban Kondi & Fabian Basha, ndërsa për tekstin janë kujdesur Alban Kondi & Martin Pano.

NEWS

"Të harrosh realitetin…"/Martin Pano zbulon më shumë mbi krijimin e tij më të ri muzikor!

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë artisti i ri por shumë i talentuar Martin Pano. Ai ka sjellë së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Harroj” dhe është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Martini na foli më shumë mbi...

Martin Pano vazhdon të na befasojë me projektet e tij!

Martin Pano është një ndër zërat më të veçantë në industrinë muzikore. Një djalosh tepër i talentuar dhe me një pasion të madh për muzikën. Pas suksesit me këngën “Isabel”, Martin Pano vjen me një projekt të ri titulluar “Harroj”. Ky projekt, falë dashamirësve të artit të tij, është bërë pjesë...

Martin Pano parashikon suksesin e karrierës së tij: “E shoh veten shumë lart…”

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Martin Pano, një artist i ri në industrinë shqiptare, i cili ka publikar së fundmi projektin e tij të parë muzikor. Kënga e tij titullohet “Isabel”, e cila është bërë gjithashtu pjesë e “The Top List” falë votave e pëlqimit të...

Kush është “Isabel” e Martin Panos? Ja çfarë na tregon ai!

I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë artisti Martin Pano. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me projektet e tij që ka publikuar por edhe për ato që pritet të vijnë. Një nga këngët e cila është gjithashtu pjesë e The Top List quhet “Isabel” por çfarë do të thotë...