Markel Goga është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Karriera e tij nisi në vitin 2016, kur ai publikon “Një Moment”, në bashkëpunim me Dichy. Po atë vit, ai merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën “Eja”. Në vitin 2017, Markeli së bashku me Franci Rrasa, Dichy & Bifi, sjellin projektin “Ya Body”. Në vitin 2020, Markel Goga publikon videoklipin “Zemer”. Në 2022, artisti sjell projektin “Inati”, me muzikë dhe tekst të punuar nga vetë ai.
Më datë 9 Nëntor 2022, Fifi publikon videoklipin “Dehur”, në bashkëpunim me Markel Gogën. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Markel Goga dhe Fifi kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Më datë 15 Nëntor 2023, Tuna publikon videoklipin “Ani”, në bashkëpunim me Markel Gogën. Kënga është kompozuar nga ky i fundit. “Ani” e sjell artistin për hetë të parë në mesin e artistëve të Top Awards.