# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mar1n

Mar1n është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Emri tij i vërtetë është Maringlen Malaj dhe është nga Hasi. Ai e filloi karrierën e tij në një moshë të vogël dhe ju fut rrugës së hip-hopit dhe ka talentin dhe dëshirën që e bashkon. Mar1n është vetëm 23 vjeç, por gjatë kësaj kohe ai ka patur dhe shumë projekte të mira muzikore.

Ai ka qenë pjesë në festivalin Shkodra Fest, në të cilin fitoi me këngën “Kingin” në vitin 2014. Tani aktualisht punon vetëm. Bashkëpunimi i tij me Diona Fonën, i titulluar “Pistole”, bëri që Mar1n t’i bashkohet artistëve të “Top Awards”.

NEWS

Tre vite pas bashkëpunimit me Diona Fona, Mar1n rikthehet sërish në “The Top List”!

Kanë kaluar rreth tre vite që nga koha e fundit kur Mar1n ishte pjesë e “The Top List”. Ishte bashkëpunimi i tij me Diona Fona në vitin 2021, me të cilin ai debutoi në listë. “Pistole” bëri që ai të njihej edhe më gjerësisht për publikun e Top Awards. Dhe ja ku rikthehemi sërish sot. Mar1n rivjen pas shumë kohësh në listë, jo me një, por me dy projekte. Reperi ka ardhur me këngën e tij solo “Money” si dhe me një tjetër bashkëpunim. Për “Si vera” ai ka bashkuar forcat me një artiste super të talentuar si Ada. Këto...