# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mak Zogaj

Mak Zogaj është një nga artistët që ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të interpretuar muzikën e tij. Në secilin prej projekteve të tij të mëparshme, ai ka sjellë gjithmonë diçka më ndryshe se sa që jemi mësuar të shohim. Mosel Zogaj, ose ndryshe i njohur si Mak Zogaj është artisti i parë që ka sjellë zhanrin trapsoul në Kosovë. Më datë 15 Tetor 2019, Mak Zøgaj publikon videoklipin “Kur Hana Osht E Plote” dhe një muaj më vonë sjell “Karosel”, në bashkëpunim me Singin. Teksti i këngës u shkrua nga Mak Zogaj & Singullar. Në vitin 2020, artisti publikon këngën “Mamacita”, me tekst të punuar nga vetë ai. Më datë 7 Prill 2024, Gjiko bashkëpunon me Mak Zøgaj për të sjellë hitin “Ehemmm”, projekt me të cilin Mak debuton për herë të parë në “The Top List”.

NEWS

Mak Zogaj vjen vetëm në “The Top List”!

Mak Zogaj debutoi për herë të parë në “The Top List” vetëm disa javë më parë me bashkëpunimin me Gjikon në “Ehemm”. E tashmë, pas këtij hiti, është radha e një tjetër projekti. Mak Zogaj ka ardhur këtë herë në “The Top List” i vetëm. Artisti sapo ka pubkikuar këngën...

Mak Zogaj debuton në “The Top List” me bashkëpunimin me Gjiko!

Mak Zogaj është një nga artistët që ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të interpretuar muzikën e tij. Në secilin prej projekteve të tij të mëparshme, ai ka sjellë gjithmonë diçka më ndryshe se sa që jemi mësuar të shohim. Mosel Zogaj, ose ndryshe i njohur si Mak Zogaj...