# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Luna Çausholli

Luna Çausholli ka lindur në vitin 2005 dhe studion në degën “Musical Arts” në Tiranë. Ajo ka filluar të merret me muzikë që në moshën 14-vjeçare. Ka marrë pjesë në dy edicione të “Artfest” ku në njërin prej tyre është vlerësuar me çmimin “Artistja me stilin më të veçantë”. Gjithashtu ka qenë filnaliste e netëve live në “X Factor Albania 5”. Luna ka marrë pjesë në dy festivale kombëtare në RTSH, në një festival kombëtar në Kosovë, si dhe numëron edhe një pjesëmarrje tek “Kënga Magjike”. Në vitin 2024 ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me shtëpinë diskografike “Sony Music” dhe po lançon albumin e saj të parë me pesë këngë të reja ku katër prej tyre janë të krijuara me tekst dhe muzikë nga ajo dhe të orkestruara nga Kledi Bahiti dhe Endrit Shani, ndërsa kënga e vetme në gjuhën shqipe vjen si kompozim i Jeris Kaso dhe tekst nga Dylan Reka. Sa më shumë kompozon dhe këndon, aq më shumë kupton se jeta pa muzikën do të ishte bosh. Ka hobi sportet dhe adhuron përqafimet!

NEWS

Luna Çausholli: "Muzika është një ndjenjë, dua që të përcjell botën time…"

E ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio, ka qenë një nga këngëtaret më të reja dhe të talentuara, Luna Çausholli. Ajo ka folur më shumë për këngën e parë në “The Top List”, “Dielli të më shohë”, si dhe për albumin e saj… Si nisi pasioni yt për muzikën?...

Java e më shumë hyrjeve dhe bashkëpunimeve 'big', ja e preferuara e publikut... 

Trendi i sezonit të verës ka ardhur! Thënë kjo, vëmë re se javë pas jave, kemi një numër të madh projektesh të reja muzikore të publikuara. Kjo javë solli me vete plot 15 hyrje të reja, java më e ngarkuar deri më tani. Ndër to kishim projekte soli të zhanreve...

Njihuni me Luna Çaushollin, John Van Ride dhe Johkoba, artistët që vijnë për herë të parë në “The Top List”!

Kjo javë solli me vete plot hyrje të reja dhe ndër to edhe tre emra të rinj që debutojnë në “The Top List”. Le të njihemi me ta… Luna Çausholli ka lindur në vitin 2005 dhe studion në degën “Musical Arts” në Tiranë. Ajo ka filluar të merret me muzikë...